Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë mesditë grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Siç mëson gazetari Juxhin Mustafaraj në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu po marrin pjesë 26 deputetë, ndërsa dy prej tyre janë online.
Mediat pranë selisë blu shkruajnë se kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj pritet të propozojë emra për President. Në mbledhjen e sotme Alibeaj dhe deputetët do të diskutojnë pikërisht për këta emra që më pas do të dërgohen në tryezën e negociatave me socialistët.
Mbledhja e sotme është bojkotuar nga “Rithemelimi”, për të cilët Alibeaj nuk ka asnjë tagër të negoviojë për presidentin. Gjithashtu në mbledhje mungojnë edhe deputetët që përbëjnë grupimin e tretë, si Ervin Salianji, Grida Duma, Ina Zhupa etj.
Enkelejd Alibeaj mori "borxh" deputetët e "dhuruar" nga Basha për kreun e Partisë republikane Fatmir Mediun dhe kreun e PBDNJ, Shpëtim Idrizin për të plotësuar kuorumin e Grupit Parlamentar.
Deputetët demokratë që janë dhënë “borxh” nga ish-kryetari i PD-s, Lulzim Basha për të krijuar dy grupe parlamentare për Idrizin dhe Mediun janë: Ilda Dhori, Andia Ulliri, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu dhe Emilja Koliqi.
Deputetët prezentë në mbledhje:
1.Andia Ulliri
2.Lindita Metaliaj
3.Merita Bakiu
4.Selaudin Jakupllari
5.Kastriot Piroli
6.Kreshnik Collaku
7.Ferdinant Xhaferri
8.Lefter Geshtenja
9.Saimir Korreshi
10.Dhurata Cupi
11.Gazment Bardhi
12.Bledion Nallbati
13.Oriola Pampuri
14.Xhelal Mziu
15.Jorida Tabaku
16.Eralda Tase
17.Dashnor Sula
18.Flamur Hoxha
19.Enkelejd Alibeaj
20.Arbi Agalliu
21.Gerta Bardeli
22.Zef Hila
23.Ramadan Lika
24. Ilda Dhori
24. Zheni Gjergji (online)
26. Emilia Koloqi (online)