Vijon prej më shumë se dy orësh mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku drejtuesit janë duke raportuar për punën e bërë në çdo qark.
Megjithatë, siç mësohet, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama nuk ka kursyer shprehjen e pakënaqësive, duke kërkuar njëkohësisht emrat e atyre që kanë patur performancë më të dobët.
Këtu ai ka theksuar Kavajën, Bashki të cilët socialistët e humbën në zgjedhjet e 14 majit.
Rama i ka kërkuar drejtuesit politik të qarkut Veliaj dhe deputetit Etjen Xhafa të përcaktojë emrat e anëtarëve të PS-së dhe drejtuesit socialistë që nuk kanë plotësuar objektivat në bashkinë e Kavajës. Më pas kanë vijuar raportimet e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës e Fierit.

Rama ka shprehur rezerva dhe për performancën dhe angazhimet e socialistëve të cilët pasi kanë lënë karriget e ministrave kanë zbehur angazhimin e tyre
Si shembull ka sjellë rastin e ish ministers Olta Xhaçka duke theksuar se nuk ka asnjë postim në rrjetet e saj sociale. Rezerva ka pasur dhe për një sërë figurash të tjera, emrat e të cilëve pritet të mësohen në vijim.