Partia Socialiste mbledhë këtë të diel Asamblenë Kombëtare. Në mbledhje do të diskutohet riorganizimi i kësaj force politike.
Drejtuesit politik të qarqeve dhe deputetët kanë zbritur në bazë prej javësh ku kanë zhvilluar takime të shumta në kuadër të riorganizimit të PS.
Në kuadër të këtij procesi, javët e ardhshme do të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë ku do të zgjidhen drejtuesit e rinj të partisë në qarqe. Gjithashtu, në këtë mbledhje do të bëhet analiza. Takimi do të hapet me fjalën e sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Pjesa kryesore e punimeve të kësaj asambleje është fjala e kryetarit të partisë, Edi Rama. Rama ka vendosur që mbledhja të bëhet pa praninë e kamerave edhe në pjesën kur mban fjalimin vetë ai.