Protesta/ Berisha: Policëve i hidhnin vetë gaz dhe i fusnin në ambulancë!

11 Shkurt 2026, 13:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokrate Sali Berisha, e ka cilësuar si skenar të mirëorganizuar nga Policia e Shtetit përplasjet gjatë tubimit të djeshëm mes protestuesve dhe efektivëve, ku sipas tij, këta të fundit i kanë hedhur vetë njëri-tjetrit gaz lotsjellës, për t’i futur në ambulancë si të asfiksuar.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se te Spitali i Traumës, ku ai tha se ka qenë edhe vetë, nuk ka pasur asnjë efektiv të lënduar.

“Unë kam qenë vetë te Trauma, këta njoftonin se 7 policë janë të Trauma, asnjë i vetëm nuk ishte. Personeli më njoftoi se aty ishin dërguar 5 policë pa asnjë problem, nuk kishin asnjë lloj shqetësimi. Ishin larguar siç kishin ardhur. E gjitha ishte skenarë”, tha ai.

Berisha falenderoj më tej edhe mediat të cilat raportuan minutë pas minute protestën parësore dhe të fuqishme në Tiranë.

Berisha: Faqja e zezë tjetër e këtij skenari ishte loja me barela dhe policë. I hidhnin gaz vetë policëve dhe i fusnin në ambulancë si të asfiksuar. Evidente. Unë kam qenë vetë te Trauma, këta njoftonin se 7 policë janë të Trauma, asnjë i vetëm nuk ishte. Personeli më njoftoi se aty ishin dërguar 5 policë pa asnjë problem, nuk kishin asnjë lloj shqetësimi. Ishin larguar siç kishin ardhur.

E gjitha ishte skenarë. Asnjë i gërvishtur, i kanë dërguar vetëm për të plotësuar skenarin. Meqë doli se nuk kishte njëri dhe unë i denoncova, dhanë deklaratë që janë çuar në dy spitale. Asnjë polic nuk është gërvishtur.

Mirënjohur për mediat që kanë raportuar minutë pas minute këtë protestë parësore dhe të fuqishme në Tiranë dhe po kam mirënjohje mediave ndërkombëtare  që ishin në një ndjekje absolute të kësaj revolte dhe e jehonuar atë në mbarë botë.

Të gjitha këto dëshmojnë se është populli opozitar ai që do përmbys këtë narkodiktaturë. 20 shkurti është dita qe shqiptarët mezi po presin, si orën e tyre, historia i pret.


Video