Përmendi emra qytetarësh në Opinion, Brisida Shehaj thotë se është kërcënuar

12 February 2022, 16:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmendi emra qytetarësh në Opinion, Brisida Shehaj thotë se
Brisida Shehaj

Nënkryetarja e LSI në Tiranë, Brisida Shehaj ka bërë denoncim në Prokurori se është kërcënuar me jetë.

Bëhet me dije se Shehaj ka marrë kërcënim pas daljes së saj publike në emisionin “Opinion” ku ka denoncuar lidhur me aferat e inceneratorëve.

Shehaj nuk ka pranuar të prononcohet në media në lidhje me ngjarjen, duke thënë se çështjen ja ka lënë në dorë drejtësisë-raporton Vox News.

Përmendi emra qytetarësh në Opinion, Brisida Shehaj thotë se
Kallezimi i zonjes Shehaj ne Prokurori

Dy ditë më parë ajo ishte e ftuar ne emisionin Opinion kur foli për çështjen e inceneratorëve. Gjatë debatit pa pasur prova, por duke folur për indicie përmendi disa qytetarë të cilët kanë përfituar para nga inceneratorët për punime të bëra si nënkontraktor.

Shehaj kur u pyet nëse ka prova që këta qytetarë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë tha se nuk ka prova por ka indicie që të çojnë se kemi të bëjmë me pagesa fiktive.


Video