"Turp e faq e zezë në histori", Berisha në Rrogozhinë, sulmon kandidatin e PD: Kopje e Bashës, kanë marrë...

12 February 2022, 11:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Turp e faq e zezë në histori", Berisha në

Sali Berisha ishte sot në Rrogozhinë, ku ka prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen në 6 mars.

Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi gjithashtu edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçin, duke e cilësuar atë si kopje të Lulzim Bashës.

“Nëse ti Ferdinand do të ishe një demokrat i vërtetë, njeri i idealeve të lirisë, ti po të kishe ambicie për krenar bashkie i drejtoheshe anëtarësisë, pranoje primaret, votën e lirë. Pra pranoje atë që pranuan pesë demokratë të kësaj zone dhe që në fund dolën më të bashkuar sesa ditën kur hynë në garë. U bashkuan te vota e lirë. Asnjë prej tyre nuk pati frikë nga vota.  

Por cila është vota e lirë për Lulzim bravën, më duhet të them edhe or shtojcën e tij Saracin, vota e tyre është 1958 vota janë 5004 vota. Turpi faq e zezë në historinë. A nuk është kjo një fyerje? Ferdinandi është krejtësisht kopje e Lulzim bravës. Çfarë ndodh? Lulzim brava duke e ditur se është i nxirë nuk shkon ti paraqesë kandidatët e tij, nuk del vetë, që qytetarët të mos kujtojnë se janë kandidatë të tij por janë të logos  që ka rrëmbyer me policë të Edi Ramës. Ndaj edhe bëj thirrje mençurisë suaj, mos gaboni të votoni për Saraçin se tund logon e marrë me dhunë nga Edi Rama. logo e fitores është “Shtëpia e Lirisë”, deklaroi Berisha. 


Video