3,4 milionë euro në “Toyota Yaris”, belgët nuk pushuan hetimin, si nisi në 2018 dhe pyetjet për Bashën

11 February 2022, 15:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
3,4 milionë euro në “Toyota Yaris”, belgët nuk
Kreu i PD, Lulzim Basha

Hetuesit belgë të cilët prej disa ditësh janë në Shqipëri pritet të marrin në pyetje të tjerë persona që kanë dijeni lidhur me 3,4 milionë eurot e konfiskuara në dosjen e “Toyota Yaris”. Për shumën e parave deklarime do të japin dhe 6 të hetuarit në vitin 2018 ndërsa I dënuar për mosdeklarim të ardhurash është Ervis Vladi si pronar I shumës së parave.

Në të njëjtën dosje është dënuar me 2 vite burg edhe Agim Ceka pasi në servisin kudo shkonte mjeti u gjet një armë pa leje. Pas zbulimit të shumës së eurove në vitin 2018  fillimisht të gjithë u hetuan për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal por Gjykata dënoi  vetëm Vladin si pronar të vetëm të shumës së parave. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me një vit burg.

Për dosjen, prokurorët Belgë morën në pyetje dhe kryetarin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha iu përgjigj hetuesve në Prokurorinë e Posaçme por në dalje u tregua I rezervuar. Për disa orë kryedemokrati Basha dha shpjegime para prokurorëve belge të cilët kanë mbërritur në Tiranë lidhur me çështjen e “Toyota Yaris” automjet brenda të cilit u gjetën 3.4 milionë euro.
Që prej vitit 2018 autoritetet belge kanë bërë tre pyetje specifike kryedemokratit, se si e mori vesh informacionin, kush ia dha dhe nëse ka ndonjë të dhënë tjetër lidhur me këtë çështje. Në qershor të vitit 2018 nga foltorja e parlamentit Basha tha se një automjet me para të padeklaruara po vinte nga Belgjika drejt Shqipërisë.

Për këtë deklaratë hetuesit belge sollën një letër-porosi  për prokurorinë e Posaçme në të cilat  kërkonin marrjen në pyetje te tij kjo edhe pasi deklaratat për mbërritjen e shumës së parave, u konfirmuan tre ditë më pas në portin e Durrësit, ku dhe u sekuestruan.
Autoritetet belge gjithashtu kërkuan të dinë nëse ekziston një dosje me dëshminë e Lulzim Bashës dhe nëse do t’i vendoset në dispozicion një kopje. Kjo pasi kreu i PD-së është pyetur edhe më parë në lidhje me ngjarjen nga Prokuroria e Tiranës në tetor të vitit 2018 por akuza arkivoi dosjen duke mos marrë asnjë vendim për të./A2


Video