Partia Demokratike e Lulzim Bashës kallëzon në SPAK kullën e Foltores

7 August 2023, 21:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Partia Demokratike e Lulzim Bashës kallëzon në SPAK kullën e
Kulla e Foltores / Lulzim Basha


Partia Demokratike ka përgatitur një kallëzim penal për kullën që pritet të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Burimet bëjnë të ditur se nesër, kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në këshillin bashkiak të Tiranës, Eni Papa, do të dorëzojë në SPAK një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë.

Jo rrallëherë ndërtimet e reja në Tiranë janë konsideruar nga studime dhe investigime të ndryshme si mënyrë për të pastruar paratë e pista.

Pas kullës prapa Teatrit të Operas dhe Baletit, e cila pritet të jetë më e larta në Tiranë, qendrojnë biznesmenë të lidhur me Shkëlzen Berishën. /Gazeta TemA


Video