Protesta për kullën/ Arlind Qori për opozitën: Këta janë kukulla, dallaveraxhinj, jo politikanë

6 August 2023, 23:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta për kullën/ Arlind Qori për opozitën: Këta
Sali Berisha dhe Arlind Qori

“Lëvizja Bashkë” ishte partia e vetme opozitare që organizoi sot një protestë kundër kullës që do të ndërtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ndërsa ajo që vetëcilësohet si opozita e vërtetë, “Rithemelimi” i Sali Berishës ka heshtur, pasi sicc thuhet janë njerëzit e saj që fshihen pas ndërtimit të kullës.

Pas protetës, kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori thotë se Sali Berisha dhe Edi Rama janë dallaveraxhinj.

"Kush i ka zënë gojën Sali Berishës ka kapur për fyti edhe Edi Ramën. Këta nuk janë politikanë, por kukulla. Impotentë e dallaveraxhinj, shërbyes gjithnjë e më pa karakter të oligarkëve dhe gangsterëve.

Lëvizja BASHKË është e vetmja alternativë, sot në opozitë dhe nesër në qeverisje", shkruan Qori në rrjetet sociale.

 


Video