Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar kompanitë të cilat tregtojnë cigare elektronike në vend.
Përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Instagram, Braçe shpjegon përmbajtjen e cigares, ku krahasoi një cigare të pakonsumuar me një të konsumuar.
Deputeti socialist tha se paisja elektronike, e cila shërben për prijen e duhanit shitet si teknologji, ndërkohë që krijon varësi dhe dëmton mushkëritë.
Braçe u ndal specifikisht të përdoromi i fëmijëve, për të cilin tha se ndonëse është ndaluar tregtimi i tyre për moshat e mituara, paraja e madhe e "PHILIP MORRIS" nuk pyet.
Reagimi i Erion Braçes:
"ALARMI PER FEMIJET. BRENDA DUHANIT ELEKTRONIK! JA CFARE KA! Dhe ky ju shitet femijeve! U shpik e shitet per teknologji, luks, “me pak i demshem”, nderkohe qe krijon varesi te qarte dhe demton pafund mushkerite;
View this post on Instagram
Vecanerisht te FEMIJEVE! E kemi ndaluar me ligj tu shitet femijeve, kemi ndaluar reklamen per te kudo, por paraja e madhe e PHILIP MORRIS nuk pyet, po fare fare fare!