“O lepurush”, Deputeti i opozitës i drejtohet punonjësit të Gardës: Lejohet që të ik të bëj sh*rrën…?

7 December 2023, 09:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“O lepurush”, Deputeti i opozitës i drejtohet punonjësit

Pavarësisht përjashtimit të 6 deputetëve nga ana e Kuvendit, deputetët e opozitës, nuk janë ndalur dhe gjatë seancës së ditës së sotme, kur pritet të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit të ardhshëm, opozita ka vijuar aksionin e tij.

Përplasja e kësaj radhe ka qenë mjaft e ashpër, e cila nisi me kontrollin e më pas me mbledhjen e karrigeve në qendër të sallës.

Një nga deputetët e opozitës dëgjohej në videon live në Facebook, të deputetit Luan Baçi, teksa i drejtohej një prej punonjësve të Gardës me ironi:

-E ke bërë nja dy herë trimin. O lepurush!

-Edhe pa njohur nuk duhet ta prekësh me dorë…

-Ç’është kjo, që e njoh dhe se prek, po janë deputetë o zotëri.

-Lejohet me ik me bo shurrën?

-Është e ndaluar…


Video