"Nga fajin e ka Saliu tek fajin e ka BE” - Gaz Bardhi nxjerr videon: Si ndryshoi qasja e Ramës për integrimin

14 Mars 2026, 18:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar premtimet e Edi Ramës të para 1 viti, që premtonte se Shqipëria do të integrohej në BE brenda pak vitesh.

"Çfarë mashtrimi dhe çfarë dështimi spektakolar!

Nuk është Bashkimi Europian peng i qytetarëve të vet, por Shqipëria peng i Edi Ramës dhe korrupsionit të qeverisjes së tij!

Vetëm një vit më parë, premtoi në fushatë, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-ës. Sot, nga ‘fajin e ka Saliu’, ka kaluar tek ‘fajin e ka BE’.

Sa më shumë dështon Rama si kryeministër dhe sa më shumë rritet korrupsioni, aq më shumë zgjatet lista e fajtorëve", shkruan ai.


Video