
Kosova do t'u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e individëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare.
Për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama.
"Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së mbi Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë.
Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin guxim, të heqë masat ndëshkuese dhe të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e Evropës vetë", shkruan ai.
Vendimi i qeverisë së Kosovës erdhi pasi një pjesë e serbëve në veri të vendit nuk janë pajisur me letrat kosovare sipas përcaktimit në ligjin për të huaj dhe atë për automjetet, që nisin zbatimin të dielën e 15 marsit.