Nga analiza e punës së komisioneve te zgjedhjet e 2025, Rama mbledh deputetët në Elbasan (VIDEO)

13 September 2024, 10:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nga analiza e punës së komisioneve te zgjedhjet e 2025, Rama mbledh

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot rreth orës 10:00 deputetët në Elbasan.

Një poster gjigant është vendosur në hyrje të restorantit ku ata do të mblidhen. 

Në poster duket Rama me një libër në dorë, i rrethuar nga qen që lehin, ndërsa poshtë është shkruar “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”.

Takimi do të ndahet në tre sesione.

Fjalën hapëse e ka Niko Peleshi, ndërsa në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit.

Ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama i cili pritet t’i bashkohet tryezës së punës rreth orës 14:00 të së sotme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video