Nga “amerikani” Meta, Begaj te Berisha “non grata”, kush nuk mori pjesë në ceremoninë për Clinton në Tiranë

3 July 2023, 22:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga “amerikani” Meta, Begaj te Berisha “non grata”, kush
Kush nuk mori pjesë në ceremoninë për Clinton në Tiranë

Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton është dekoruar këtë të hënë me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”. Medaljen Presidentit të 42-të të SHBA-së ia dha kryeministri Edi Rama, i cili shprehu konsideratën më të lartë për Clinton.

“Tani kemi diçka të vogël për ta përfunduar me Hillary dhe Bill Clinton. Zoti President, ju, njeriu nga shpresa, keni qenë me ne gjatë gjithë kohës përmes fjalëve dhe veprave tuaja, por sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët, për të rikonfirmuar angazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë dhe edhe njëherë të na thërrasësh në shpresë. Nuk ka fjalë që mund ta shprehin mjaftueshëm përulësinë e thellë që ndjej tashmë duke ju kërkuar me përulje të pranoni “Yllin e Mirënjohjes për Arritje Publike”, që është në fakt çmimi më i lartë që i jepet nga zyra e kryeministrit, dikujt i cili e meriton këtë mirënjohje të jashtëzakonshme nga vendi ynë”, tha Rama.

Ndërkohë, në ceremoninë në nderim të Bill Clinton pati dy mungesa që ranë në sy. I pari ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Mungesa e Berishës justifikohet për faktin që ai është shpallur non-grata nga SHBA. Megjithatë Bill Clinton nuk është pjesë e admnistratës Biden dhe është një mik i shqiptarëve.

Mungesa tjetër e madhe ishte ajo e Ilir Metës. Kryetari i Partisë së Lirisë hiqet si një nga politikanët më “amerikanë” në Tiranë, por për të nderuar Bill Clinton nuk denjoi të marrë pjesë, ashtu si dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ndoshta meqë ceremonia ishte organizuar nga Rama.

Gjithashtu mungoi presidenti Bajram Begaj që sipas burimeve është i sëmurë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi, si edhe deputetë e mazhorancës, po ashtu edhe kryebashkiakët e zgjedhur më 14 Maj

Pozitivisht, ftesës së kryeministrit Rama, i është përgjigjur edhe një pjesë e opozitës. Në ceremoni mori pjesë edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetët që mbështesin atë.

I pranishëm ishte edhe Fatmir Mediu. Ra në sy prania e Aleks Sorosit. Ai ishte në rreshtat e parë ndërsa më herët zhvilloi një bisedë edhe me Erion Veliajn.  Nuk mungoi në këtë ceremoni as Gramoz Ruçi.



Video