"Nesër do protestojnë 80 mijë banorë në Thumanë-Kashar", Berisha "mesazh" Rrumbullakut: Mos kërcëno se...

15 Gusht 2024, 20:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ditën e nesërme pritet të mbahet sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, nga banorë të cilët kërkojnë akses në autostradën e re.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, në protestë nesër do të jenë 80 mijë banorë.

Berisha e ka shfrytëzuar fjalën e tij sot nga dritarja e banesës, për të paralajmëruar edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të cilit i kërkon të mos kërcënojë protestuesit.

"Të dashur miq, nesër 80 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, janë në protestë legjitime. I bëj me dije Rrumbullakut, mos kërcëno protestuesit dhe mos guxo se çdo acarim do ta paguani shtrenjtë.

Ata janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, janë njerëzit më të ndëshkuar. Ndaj dhe rruga është e tyre, mos guxo të prekësh njeri me dorë. Edhe njëherë përshëndetjen më të përzemërt, mirënjohjen më të pakufishme", u shpreh Berisha.

Video