Në fund të shkurtit nisin kontrollet në terren për informalitetin e pagave

22 February 2022, 10:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në fund të shkurtit nisin kontrollet në terren për
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj

Në fund të muajit shkurt do të nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave të punonjësve.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë Ministria  e Financave do të “zbarkojë” në terren për të parë situatën me informalitetin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila ka shtuar se kontrollet do të realizohen nga Inspektorati i Punës.

“Në fund të këtij muaji nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave. Kontrollet do të realizohen nga inspektorati i punës për të evidentuar shkeljet e mundshme” tha Ibrahimaj.

 

 


Video