“Shtëpia e Lirisë” kërkon shpalljen non grata të Yuri Kim (!)

21 February 2022, 20:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shtëpia e Lirisë” kërkon shpalljen non grata të
Edi Paloka

“Shtëpia e Lirisë” përmes deputeti Edi Paloka akuzon Ambasadoren, Yuri Kim se po po përpiqet që të shkatërrojë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe kërkoi shpalljen e saj non grata.

“Dikur ajo shprehej se ka disa njerëz që përpiqen të prishin marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA por sot ajo jeni ju zonja ambasadore. Mos harrojmë janë demokratët ata që nga dita e parë e pluralizmit në Shqipëri janë shprehur se janë adhuruesit e SHBA. Një sjellje e një ambasadori të huaj në një vend tjetër nuk do kalonte pa reagim. Do kërkohej edhe shpallja non grata e ambasadorit. Ne jemi njerëzit më pro amerikanë të këtij vendi. Ajo që mund të ndodhë është se mund të krijohen pakënaqësi nga këto deklarata”, u shpreh Paloka në një intervistë për ABC.

Paloka tha gjithashtu se për Berishën nuk kanë nxjerrë ende asnjë provë se përse është shpallur ‘non grata’ nga DASH.

“Ne kemi kërkuar na jepni prova për këto që akuzon zoti Berisha. Ky është rasti i fundit kur shqiptarëve u thuhet votoni ato që themi ne jo ato që doni ju. Në poza dashurie me ta që të tregohen marrëdhëniet që ka me këtë qeveri. Si mund t’u thuash demokratëve mos votoni një njeri që e keni zgjedhur vetë. Çfarë iu thua shqiptarëve të votojnë kandidatët e Edi Ramës? I bëjmë thirrje të ruajë pozicionin e saj”, vijoi ai.

Sipas Palokës, mbështetja për Bashën që Yuri Kim po ja ofron para zgjedhjeve të 6 marsit është mbështetje për Edi Ramën.

“Duke mbështetur Bashën si kryetar opozite ambasadorja dhe Soros mbështesin direkt Ramën. Basha u duhet të jetë aty për të mbajtur në pushtet Ramën. Unë mendoj se gjithë kjo kohë, gjithë kjo periudhë organizimi i Kuvendit për Rithemelimin e kanë dhënë përgjigjen për këtë pikë. Ne e duam Amerikën jo si nocion jo si pozitë gjeografike”, tha Paloka.

 


Video