PD publikon videon: Tom Doshi vendosi kandidaten e PS në Shkodër

21 February 2022, 21:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD publikon videon: Tom Doshi vendosi kandidaten e PS në Shkodër
Tom Doshi dhe Edi Rama në fushatë elektorale

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi një video të shoqëruar me akuza se Tom Doshi caktoi kandidaten e Partisë Socialiste në Shkodër, Majlinda Angoni.

"Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës", tha Bardhi.

Numri dy i PD thotë se edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

"A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?", vijoi Bardhi.

Sipas Bardhit, në 6 mars shkodranët do të votojnë "me dashni për Shkodrën, do votojnë Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë!".

 


Video