Mungesa e Spiropalit, që flet më shumë se çdo fjalë

12 Mars 2026, 16:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kuvendi u mblodh këtë të enjte për imunitetin e Belinda Ballukut.

Ashtu siç pritej, socialistët kanë rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, që do të çonte në arrestimin e kësaj të fundit.

Vetë Balluku, edhe pse u tha se do të mbante një fjalim, nuk u paraqit fare në Kuvend.

Por ajo që ra më shumë në sy, ishte mungesa e Elisa Spiropalit.

Edhe pse ishte paralajmëruar një ditë më parë, që asnjë deputet socialist të mos mungonte, Spiropali, e cila tashmë nuk ka më asnjë angazhim tjetër, përveç të qenit deputete, ka refuzuar të paraqitet në seancë.

Mungesa e saj, flet më shumë se çdo fjalë.

Kjo, duke qenë se prej ditësh aludohet se Spiropali u shkarkuar për shkak të Belinda Ballukut.

Dhe Spiropali, nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i mohuar këto fjalë.

Përkundrazi i ka nxitur ato, sidomos me gjestin e sotëm! (Vox News)


Video