Miratohen mes tensionesh ndryshimet në qeveri, opozita proteston në foltore: Edi Rama është mafioz!

30 July 2024, 17:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Miratohen mes tensionesh ndryshimet në qeveri, opozita proteston në
Seanca për miratimin e ndryshimeve në qeveri

Janë miratuar mes tensionesh në seancën e jashtëzakonshme parlamentare ndryshimet në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Opozita nuk ka marrë pjesë në votim, teksa disa deputetë janë çuar në këmbë duke tentuar të bllokojnë foltoren. Megjithatë, votimi në seancën e fundit të drejtuar prej Lindita Nikollës, ka vijuar edhe pse mes debateve.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar Edi Ramës duke e quajtur “hajdut”, ndërsa Nikolla e ka përjashtuar nga seanca. Bardhi kishte kërkuar debat për ndryshimet në qeveri, por kërkesa e tij nuk u pranua.

Ndryshimet:

Kryetar Kuvendi

Ikën Lindita Nikolla

Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme

Ikën Taulant Balla

Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes

Ikën Niko Peleshi

Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave

Ikën Ervin Mete

Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi

Ikën Ermonela Felaj

Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS

Ikën Bledi Çuçi

Vjen Niko Peleshi



Video