Ministri Nufi nga Uashingtoni: Bashkëpunimi e SHBA, shtyllë kurrizore për modernizimin e Forcave të Armatosura

16 Qershor 2026, 15:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim në Uashington me drejtoreshën në detyrë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes, Mary Beth Morgan.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Nufi ka ndarë foto dhe diskutimet që janë zhvilluar mes tyre.

Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, me synim modernizimin e Forcave të Armatosura, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe fuqizimin e rolit të Shqipërisë në kuadër të NATO-s.

Përgjatë vizitës në Uashington zhvillova një takim me drejtoreshën në detyrë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (#DSCA), Mary Beth Morgan, me të cilën diskutuam për avancimin në projekte me interes të përbashkët.

Bashkëpunimi ynë strategjik me SHBA mbetet një shtyllë e rëndësishme për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe forcimin e kontributit të vendit tonë në kuadër të Aleancës brenda #NATO.“, shkruan ministri.


Video