Ministri Hasani: Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut

28 January 2024, 16:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri Hasani: Suksese kryeministrit të parë shqiptar në
Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Hasani shprehet në një postim në rrjete sociale se është besimplotë se Xhaferi do të përmbushë angazhimet dhe detyrimet e programit të tij qeveritar.

Mesazhi i plotë i Hasanit:

Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut!

Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.


Video