Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministri i Jashtëm turk do të nisë të dielën turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, raportojnë mediat turke duke cituar burime diplomatike.
Hakan Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar "marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale", shtuan burimet e Anadolu Ajansi.
Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.