“Mezi pres të punoj”, Yuri Kim reagon pas betimit të Begajt si president: Krah për krah

24 July 2022, 19:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mezi pres të punoj”, Yuri Kim reagon pas betimit të
Bajram Begaj dhe Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si Presidenti i tetë i Republikës së Shipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri shkruan se SHBA mezi pret për të punuar për thellimin  e partneritetit mes dy vendeve për forcimin e demokracisë së Shqipërisë.

“Urime Bajram Begajt për betimin e tij si presidenti i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. Krah për krah”, deklaron Kim.


Video