Ceremonia e betimit, Bajram Begaj mbërrin në Kuvend i shoqëruar nga gruaja dhe fëmijët

24 July 2022, 18:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ceremonia e betimit, Bajram Begaj mbërrin në Kuvend i shoqëruar
Bajram Begaj

Bajram Begaj ka mbërritur në sallën e Kuvendit, ku për pak minuta pritet të bëjë betimin si Presidenti i ri i Republikës, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Bajram Begaj ka mbërritur në sallën e seancave plenare të Kuvendit i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët. Ai është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. 

Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). 


Video