Lë sot detyrën, Meta: Ishte një nder dhe privilegj të shërbeja si President i Republikës të Shqipërisë

24 July 2022, 08:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lë sot detyrën, Meta: Ishte një nder dhe privilegj të
Ilir Meta

Presidenti në ikje, Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetet sociale në ditën e tij të fundit në zyrën e Presidencës.

Meta ka postuar një foto më fëmijët e tij dhe shkruan se ishte një nder dhe priviligj për të të shërbent si President i Republikës të Shqipërisë.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!” shkruan Meta në postimin e tij.

Meta lë sot detyrën si kreu i shtetit, ndërsa e merr Presidenti i Ri, Bajram Begaj. Pas një seance betimi në Kuvend, ceremonia do zhvendoset në selinë e Presidencës te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.


Video