
Ish-deputeti opozitar Myslim Murrizi ka kritikuar listën e Partisë Demokratike me 12 drejtuesit e qarqeve që do të udhëheqin fushatën zgjedhore.
Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Murrizi u shpreh se në disa qarqe janë caktuar njerëz pa peshë, ndërsa nga ana e PS ‘janë caktuar mashtrues’ tha ai.
Për këtë, Murrizi fajësoi marrëveshjen Rama-Berisha e bërë në vitin 2008.
“Unë nuk kam folur me z.Brisha, ai ka folur me Flamurin. Debate ka pasur në Kryesi, por qarqe specifike. Problemi është që mundësia për të dërguar njerëz që nuk kanë peshë apo mashtrues që dërgon Rama, lind falë pazarit të ndyrë duke mashtruar këta të PD-së. Është një e pavërtetë e madhe dhe e turpshme.
Damiani dhe Oerdi tentuan të bënin një herës. Sajuan atë që 1/3 duhet të jenë të mbyllura, e turpshme. Pazari është bërë te kodi, këtë listë me individë që nuk kanë peshë por kanë qenë turistë, vjen produkt i paçavures së prillit 2008, ku shqiptarët thjesht votojnë nuk zgjedhin”.