Legjenda e bardhezinjve i dhuron Ramës fanellën e Juventusit me numrin 5

13 Prill 2025, 16:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tacchinardi i dhuron Ramës fanellën e Juventusit me numrin 5

Kryeministri Edi Rama, në nisjen e takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, mori një fanellë të Juventusit me numrin 5, që iu dorëzua nga ish-futbollisti italian i bardhezinjve dhe Italisë, Alessio Tacchinardi.

“Edi, përshëndetje! Jam Alession Tachinardi. Mora vesh që je një tifoz i madh dhe doja të të dhuroja këtë fanellë. Di që numri 5 do të të sjellë shumë fat”, tha Tachinardi.

Pasi e falenderoi për dhuratën, Rama iu drejtua emigrantëve duke i thënë se kjo është “hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju dhe të gjithë të tjerët do të keni mundësi të zgjidhni pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri”.

“Jemi ne që vijmë tek ju dhe më vjen mirë që edhe këtë siç u zotuam në krye të herës e bëmë realitet dhe tani çdo shqiptar që do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit ka mundësi ta bëjë pa lëvizur nga vendbanimi i vet kudo ku është”, shtoi Rama.

Rama theksoi se zgjedhjet e 11 majit “janë si udhëkryq mes një votimi, votim politik për partinë që do qeverisë 4 vite dhe një votim historik për Shqipërinë që në 4 vite mund ta bëjmë zonjë anëtare të familjes së bashkuar evropiane”.  

“Keni zgjedhur të vini këtu për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. U jam falënderues të gjithëve. Hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju edhe të gjithë shqiptarët jashtë kufijve do kenë mundësi të zgjedhin pa pasur nevojë të vinë në Shqipërisë. Në vend se ju të vini në Shqipëri, jemi ne që vijmë tek ju. Më vjen mirë që edhe këtë siç zotuam e bëmë realitet. Tani çdo shqiptar që do shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit, ka mundësi  ta bëjë pa lëvizur. Ishte e thënë që në të parat zgjedhje ku shqiptarët marrin pjesë fati ynë të na sillte në një zgjedhje si një përballje përfundimtare me historinë tonë. Duke na dhënë ne shansin që me një votë t’ja ndryshojmë përgjithmonë rrjedhën historisë. Vetëm me një votë, për të bërë historinë, një votë për të ndryshuar kahjen e historisë për të shënuar veten në histori.

Këto zgjedhje janë si udhëkryq mes një votimi, votim politik për partinë që do qeverisë 4 vite dhe një votim historik për Shqipërinë që në 4 vite mund ta bëjmë zonjë anëtare të familjes së bashkuar europiane. Për herë të parë kemi në dorë vetë fatin europian të Shqipërisë sepse për herë të parë nuk jemi vetëm ne që duam të hymë që në ditën e parë të lirisë, por janë vendet europiane që duan të na fusin. Kjo është e përpjeta e fundit. E Shqipërisë drejt Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë Europës", tha Rama.


Video