Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës, duke zëvendësuar Afrim Qendron.
Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë kjo lëvizje vjen pak ditë pasi ai u largua nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm.
Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula.
Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.