Prej ditës së djeshme i shtruar në spital, mjekët ndërhyjnë me një pajisje për të ndihmuar zemrën: Ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu?

5 Shkurt 2026, 18:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Që prej ditës së djeshme ish-presidenti Alfred Moisiu, është i shtruar në Spitalin Nënë Tereza, në reaniamacion, pasi është paraqitur me probleme në frymëmarrje.

Gjendja e ish-kreut të vendit është paraqitur e qëndrueshme dhe në përmirësim, teksa mjekët e ekipit të artimologjisë kanë marrë vendimin për të vendiosur një pacemaker me dy dhoma, raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj.

Pacemaker është një pajisje mjekësore e cila ndihmon zemrën të rrahë rregullisht kur ritmi i saj është shumë i ngadaltë.

Moisiu, vuante nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën.


Video