Veliaj kërkon përjashtimin e Etleva Dedës, ja gjyqtari që do shqyrtojë kërkesën e tij

4 Shkurt 2026, 16:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes së tij.

Sipas Veliajt, Etleva Deda i mohoi te drejten për t’u mbrojtur efektivisht.

Kjo është arsyeja përse ai kërkon përjashtim e saj.

Shorti elektronik ka caktuar gjyqtarin Bib Ndreca për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Brenda afateve ligjore, Ndreca duhet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë pranimin ose rrëzimin e saj.

Vendimi u komunikohet palëve në seancës e radhës paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës.

Seanca e radhës është caktuar në datën 9 shkurt ora 12.00, ku GJKKO duhet te shpallë vendimin për kalimin ose jo te çështjes për gjykim.


Video