Braçe kritika drejtimit të Bashkisë së Tiranës: Kryeqyteti ka nevojë për ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes!

4 Shkurt 2026, 15:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe nuk kurseu kritikat edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Nga studio e “Shqipëria Live” Braçe tha se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes dhe nuk mund të jepet si qokë, me mendimin “hajde se e fitojmë”.

“Jam deputet i Tiranës, ajo që mendoj është se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal për mënyrën e qeverisjes dhe zgjedhjes së problemeve. Ky ndryshim radikal nuk bëhet duke e menduar bashkinë e Tiranës si qokë! Mendimi “Tirana e fiton” dhe hajde vendosim një atje, jo nuk bëhet ndryshimi me qokë për kulm apo majë karriere”, u shpreh Braçe në “Shqipëria Live”.


Video