
Monika Kryemadhi e ka cilësuar Big Brother në versionin e SPAK, paraqitjen e sotme në SPAK, pasi ky i fundit përfundoi leximin e aktakuzës në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit e tre të tjerëve.
Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Kryemadhi u shpreh se i vetmi qëllim ka qenë të shtohet volumi i faqeve, shumica e të cilave sipas saj nuk përbëjnë prova.
“Mbaroi prokurori relacionin. Me thënë të drejtën, kishte përsëritje të të njëjtave gjërave. I vetmi qëllim ka qenë të shtohet volumi i faqeve.
Më në fund na u dorëzua lista e provave. Lista e provave është prej 40 e ca faqesh. Pjesë e tyre janë intervista, shkrime gazete.
Edhe në kohën e diktaturës, intervistat e gazetave nuk quheshin prova. Thirrej intervistuesi dhe i merrej dëshmia në formën e provës”, tha ajo.
SPAK përfundoi leximin e aktakuzës në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metes, Monika Kryemadhit e tre të tjerëve. Prokurori kërkoi dërgimin në gjyq të pesë të akuzuarve.