Mbërrin në Kuvend kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt!

10 July 2023, 10:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbërrin në Kuvend kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt!
Arben Ahmetaj

SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt. 

Ahmetaj akuzohet për 4 akuza, për, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Hetimet ndaj tij nisën në kuadër të procesit të çështjes së inceneratorëve. Mbi bazën e këtyre hetimeve ndaj Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale.

Më herët SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e partneres së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe në vilën e ish bashkëshortes së tij në Palasë. Të dyja këto banesa janë konfiskuar me urdhër të SPAK.

Mbërrin në Kuvend kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt!

Ahmetaj ka depozituar dy kërkesa për heqjen e masës së konfiskimit duke i cilësuar ato të paligjshme.

Sipas ligjit pas kërkesës së SPAK, duhet të mblidhet komisioni dhe në rast se vendoset që Ahmetaj të mbajë mandatin e deputetit prokurorët do depozitojnë në Kuvend provat ndaj Ahmetajt.

 


Video