Kleana Xhuveli merr mandatin e deputetit nga partia e Adriatik Lapajt!

23 Korrik 2025, 13:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kleana Xhuveli

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri me dije se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga zgjedhjet e 11 majit i kalon Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt.

Në fjalën e tij ku sqaronte vendimin, Celibashi ka sqaruar se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit. Për sa kohë ajo e ka interesin për këtë”, u shpreh ai.


Video