KQZ ndan 37 mandatet e qarkut Tiranë, ja kur do merret VENDIMI për mandatin e Lapajt!

23 Korrik 2025, 11:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nisma Shqipëria Bëhet: Kleana Xhuveli

19 mandate janë për PS, 13 për PD, 2 për Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

Pas kësaj nisi diskutimi mbi mandatin e vetëm të koalicionit, Nisma Shqipëria Bëhet.

Së bashku me përfaqësuesen ligjore të Shqipëria Bëhet, në KQZ është edhe kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, e cila ka revokuar dorëheqjen dhe ka kërkuar të marrë mandatin.

Kleana Xhuveli është kushërira e parë (vajza e tezes) së Adriatik Lapajt.

Dorina Prethi, përfaqësuesja ligjore e koalicionit Nisma Shqipëria: Për sa kohë KQZ s’ka marrë vendim për të refuzuar apo pranuar dorëheqjet ato konsiderohen të miratuara. Një nga kandidatet e listës së mbyllur e ka bërë revokimin në tejkalim të afatit. Heshtja e KQZ përbën një formë refuzimin të heshtur duke nxitur një situatë paqartësie, mbi vlefshmërinë e dorëheqjes.

Celibashi: Deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara. Deklaratat s’kanë asnjë vlerë se kanë disponuar mbi dy fakte juridike që konsiderohen të ndodhura, dorëheqjet. Dy kandidatët s janë më kandidatë prej cilës datë?

Prethi: Që në 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Duam kërkesë me shkrim për Kordhonin, është konstatuar firmë e ndryshme, na rezulton që dokumentet të jenë të falsifikuara, dokumentet e kandidimit si kandidat na rezulton se nuk është firma e tij, duke pezulluar ndarjen e mandateve për qarkun Tiranë. Ai nuk është paraqitur fizikisht, ka mospërputhje të nënshkrimit të tij.  Sa kohë s’ka dalë rezultati përfundimtar kushdo ka të drejtë të tërhiqet.

Edhe Partia e Tom Doshit ka depozituar kërkesë në KQZ për dorëheqjen e të gjithë  kandidatëve të listës së mbyllur.

Në Tiranë PSD mori vetëm një mandat dhe e para e listës së mbyllur është Albana Pëllumbi, por me shkresën e depozituar në KQZ kërkohet që mandati t’i kalojë kandidatit  të parë të listës së hapur i cili është Tedi Mula që ka marrë 2503 vota.

Të dyja kërkesat, ajo e Lapajt dhe e Doshit janë shtyrë për në fund të mbledhjes.

PS: 19 mandate

Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj

Nga lista e hapur:

Blendi Gonxhja
Erion Braçe
Ervin Hoxha
Fatmir Xhafaj
Ornaldo Rakipi
Anila Denaj
Olta Xhaçka

PD: 13 mandate

Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Tedi Blushi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Klevis Balliu
Besart Xhaferi

Nga lista e hapur: Jorida Tabaku

Partia Mundësia: 2 mandate

Agron Shehaj
Erald Kapri

Lëvizja Bashkë

Redi Muçi.


Video