LaCivita shihet rrugëve të Tiranës, pak para çeljes së fushatës së PD

11 April 2025, 17:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
LaCivita shihet rrugëve të Tiranës, pak para çeljes
Chris LaCivita

Chris LaCivita ndodhet sot në Tiranë, për të marrë pjesë në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj “Shqipëria Madhështore”.

Christopher Joseph LaCivita është një konsulent politik amerikan dhe ish-partner në FP1 Strategies, një firmë kombëtare për çështje publike dhe fushata. Kohët e fundit ai shërbeu si këshilltar i lartë në fushatën e suksesshme presidenciale të Donald Trump në vitin 2024.

Ai ka lidhur kontratë me Partinë Demokratike për të rikryer në pushtet Sali Berishën.

Së fundmi, ai është parë rrugëve të Tiranës, më konkretisht pranë stadiumit “Air Albania”, jo shumë larg sheshit “Nënë Tereza”, ku do të çelet fushata e koalicionit “SHM”.



Video