“Kur i humbën mamasë 8 mln euro, desh vrave veten”, Berisha, mesazh të koduar Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti...

11 Dhjetor 2025, 21:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha dhe Gjiknuri

Pas ceremonisë në selinë e PD për 35-vjetorin e rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye në seancën plenare të Kuvendit.

Ai u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur se në këtë proces u dhunua ligji, duke ndikuar në rezultatin final.

“Për funeralin e votës së lirë që partia në pushtet e ngërthyer nga të gjitha anët, nga interesat kriminale, bandat kriminale, i rezervoi procesit më themelor, votës së shqiptarëve. Zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një proces fund e krye, farsë tipike e narko-diktaturave. Ishin një proces në të cilin u dhunua ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar botëror në të gjithë periudhën parazgjedhore. Ishte një proces në të cilin me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të manipuluar votën e tyre, narko-regjimi organizoi 4553 aktivitete, nga të cilat ditën e zgjedhjeve, Giro D’Italia.

Arrestoi në vitin elektoralë liderë të opozitës, apo i vuri në ndjekje penale. Ishte një proces në të cilin, shteti elektoral përdori gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet dhe vendimmarrjen, në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve, të kontrollojë vullnetin e tyre”, tha Berisha.

Gjatë fjalës, Berishës nuk i shpëtoji reagimi i deputetit Damian Gjiknuri, dhe pasi e kapi duke qeshur, nuk i kurseu një mesazh të koduar.

“Damian e ke vet parasysh, tani ti qesh. U harrove, u harrove. Se kur i humbën mamasë 8 milionë euro desh vrave veten ti, po rri mos të hap ato kapituj ty se s’kanë lidhje me zgjedhjet”, u shpreh Berisha.


Video