PD u tërhoq nga zgjedhja e Avokatit të Populli, Ulsi Manja: Unë nuk e di se kush është as Lepuri i Surrelit e as ujku i Cërrikut!

11 Dhjetor 2025, 13:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ulsi Manja

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, foli sot në Kuvend lidhur me ngërçin për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi opozita tërhoqi firmat e saj nga kandidatët pretedentë nga ky post.

 Gjatë fjalës së tij Manja theksoi se faza e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit duhet të përmbyllet.

“Jam këtu për të kërkuar deri në fund të përmbyllet faza e përzgjedhjes së avokatit të Popullit sipas raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën publike”, u shpreh Manja.

Ulsi Manja: Jam këtu për të kërkuar deri në fund të përmbyllet faza e përzgjedhjes së avokatit të Popullit sipas raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën publike.

Komisioni që unë drejtoj ka marrë përsipër të pëmbyllë një detyrë të caktuar nga Kushtetuta, Ligji dhe Rregullorja e Kuvendit, për ti sjellë kësaj seance kandidadurat për avokat të popullit.

Kemi shpallur afatin 20 ditor që është shprehja e interesit, e thotë rregullorja, pastaj, kemi administruar 26 kandidatura, kemi verifikuar që këto kandidatura plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u thirr në dëgjesë dhe në datën 12 dhe 13 nëntor Komisioni për Çështjet Ligjore në dy seanca maratonë I ka dëgjuar të 26 kandidatët.

Kemi thënë që nga data 17 nëntor deri 2 dhjetor të gjitha 26 kandidatët të mbledhin 28 firmat….U detyroi kush me zor të firmosni? Ju thoni jo, jemi tërhequr se jemi bërë pishman se nuk e votojmë në këtë listë lepurin e Surrelit. Më falni, unë në këtë listë nuk e di kush është as Lepuri i Surrelit, as ujku i Cërrikut.

Unë sot falënderoj të 26 kandidatët që u bënë pjesë e kësaj gare për të konkurruara për postin e Avokatit të Popullit, që nuk duhet të jetë as i mazhorancës dhe as i opozitës. Është institucioni më i rëndësishëm, por ju e keni kthyer në vend pune, prandaj ziheni kush është Lepuri i Surrelit, apo Ujku i Cerrikut.


Video