“Të ka lënë pa gjumë GJAKU i Ravik Gurrës”/ Flamur Noka akuza ndaj Taulant Ballës: O injorant..

11 Dhjetor 2025, 11:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamur Noka/ Taulant Balla

Deputeti demokrat, Flamur Noka, akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit socialistin Taulant Balla, për përfshirje në vrasjen e Ravik Gurrës, avokati i Ardian Çapjas ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2019.

“Unë e kuptoj se që prej ditës që në këtë kuvend është përmendur gjaku i Ravik Gurrës ai nuk ka qetësi. Sepse është përmendur në sallën e gjyqit, është përmendur në përgjime se Ravik Gurra dhe gjaku i tij nuk do ta lënë të qetë. Gjaku i një njeriu avokat të pafajshëm të vrarë le pa gjumë dikë këtu te ju, kjo është çështje e juaja dhe e ligjit por ligjin e kinin shtrembëruar sepse jeni Maliqi. Unë këtu do të rri gardian i interesit publick për zbardhjen e e vrasjes së Ravik Gurrës dhe atyre që janë pas kësaj”, u shpreh demokrati.

Flamur Noka: Injorant në fjalorin shqip zbërthehet si një njeri që nuk ka dijeni për një çështje të caktuar. Zotëria në fjalë është injorant në fushën e ligjit. Kjo nuk është fyerje.

Ju nuk e dëgjuat që ai u drejtua zagar deputetëve të opozitës dhe kjo ishte live në sy të gjithë shqiptarëve.

Unë e kuptoj se që prej ditës që në këtë kuvend është përmendur gjaku i Ravik Gurrës ai nuk ka qetësi. Sepse është përmendur në sallën e gjyqit , është përmendur në përgjime se Ravik Gurra dhe gjaku i tij nuk do ta lënë të qetë.

Gjaku i një njeriu avokat të pafajshëm të vrarë le pa gjumë dikë këtu te ju, kjo është çështje e juaja dhe e ligjit por ligjin e kinin shtrembëruar sepse jeni Maliqi. Unë këtu do të rri gardian i interesit publick për zbardhjen e e vrasjes së Ravik Gurrës dhe atyre që janë pas kësaj.


Video