Kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano: Kemi rrugë të gjatë për të bërë, s’ka nevojë për llafe

7 June 2024, 18:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano: Kemi
Arqile Bollano

Arqile Bollano ka folur menjëherë pasi u zgjodh kryetari i komanduar i Bashkisë së Himarës.

Teksa falënderoi të gjithë ata që e votuan, ai tha se duhet të nisin punën pasi i pret një rrugë e gjatë përpara.

“Falenderoj Këshillin Bashkiak për bashkimin që ka. Do mundohem të jem sa më shumë bashkëpunues. Edhe me ata që nuk më votuan. I jam mirënjohës atyre. Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi rrugë për të bërë. Nuk ka nevojë për llafe, ka nevojë vetëm për punë.

Që kushdo që të vijë në Himarë të ndjehet i kënaqur. Pavarësisht kundërshtimeve unë vij me një përgjegjësi të madhe. Nuk mund të parashikoj nëse do të dorëhiqem njësoj si paraardhësja ime”, u shpreh kryetari i sapo zgjedhur.


Video