KQZ dhe KAS nuk e njohën si kryetar të PD/ Berisha nuk dorëzohet, bën ankim në Kolegjin Zgjedhor

20 Mars 2023, 16:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Pavarësisht se ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ, ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të pretendojë se është ai kryetar i Partisë Demokratike.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosën të mos e njohin si kryetar të PD-së.

Por, ditën e sotme, përfaqësuesi i tij ligjor, ka dërguar në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS dhe kërkon që gjykata të ç’regjistrojë subjektin “Partia Demokratike” e regjistruar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar dhe të bëjë regjistrimin e tij.

KQZ dhe KAS nuk e njohën si kryetar të PD/ Berisha nuk dorëzohet,


Video