Ka dështuar mbledhja e komisionit rregullator në KQZ, ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në 55 Qendra Votimi në Qarkun Vlorë, për shkak të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia”.
Dështimi i mbledhjes ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit për ta shqyrtuar, pasi dy komisionarët e opozitës, braktisën seancën.
Ndërkohë, anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca vijuan të qëndronin në sallë, por pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Kryetari i mbledhjes, Ilirjan Muho, sqaroi se pa kuorum nuk mund të procedohej më tej.
Kjo situatë shënon dështimin e përpjekjes për të zgjatur orarin e votimit në qarkun e Vlorës, ku ishin evidentuar problematika në disa qendra votimi.
Rrjedhimisht, orari i mbylljes në ato qendra mbetet i pandryshuar, sipas vendimit fillestar të KQZ-së.
“U bëj thirrje qytetarëve të këtyre 55 qendra që të krijojnë mundësitë që edhe në kushtet e mungesës së aksesueshmërinë, të votojnë”, tha Ilirjana Nano.