Kë të besojmë? Bllokimi i rrugës Librazhd–Prrenjas në syrin e dy ligjvënësve socialist dhe deputeti i zonës!

22 February 2026, 21:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kë të besojmë? Bllokimi i rrugës Librazhd–Prrenjas
Deputetet socialist: Olsi Komici/ Romina Kuko/ Taulant Balla

Bllokimi aksit kombëtar Librazhd–Përrenjas për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ka sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes së vendit, i cila thuajse është “paralizuar”.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe deputetja e PS-së, Romina Kuko, e cila ka kërkuar që kësaj situate t’i jepet zgjidhje.

Në një postim në Facebook, Kuko shkruan se bllokimi ka cenuar drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, lëvizjen e lirë dhe sigurinë rrugore.

Kë të besojmë? Bllokimi i rrugës Librazhd–Prrenjas

Po ashtu, deputetja thekson se autoritetet po punojnë me ritëm për të lehtësuar këtë situatë.

Ndërkohë deputeti veteran i Librazhdit, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shkruante se fajin e ka ura 30 vjeçare pranë Dragostunjës.

Kë të besojmë? Bllokimi i rrugës Librazhd–Prrenjas

Por duhet ti kujtojmë deputetit Balla se nuk u dëmtua vetëm ura por tre nyje kyçe: rruga kombëtare, rrjeti i transmetimit të energjisë dhe linja hekurudhore.

Nga ana tjetër kemi një heshtje totale nga deputeti që përfaqëson Librazhdin dhe Prrenjasin, socialistin Olsi Komici.

Kë të besojmë? Bllokimi i rrugës Librazhd–Prrenjas

Ky i fundit nuk ka reaguar në asnjë moment për atë që po ndodh me banorët e zonës që e kanë votuar.

Ose ndoshta nuk është në Shqipëri dhe nuk është informuar?!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video