Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën e mosbindjes civile të planifikuar për datën 29 tetor, ku pritet të bllokohen disa akse kryesore në të gjithë vendin.
Berisha deklaroi se ky akt është një përpjekje për të mbrojtur interesat dhe liritë themelore të qytetarëve shqiptarë në një kohë kur, sipas tij, qeveria e Edi Ramës po minon këto të drejta.
Mes të tjerash, Berisha u pyet edhe nëse do e ndihmojë Metën duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët në zgjedhje.
Berisha: Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Partia e Lirisë është një parti aleate. Ilir Meta është një i burgosur politik. Siç e dini ju, Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij, çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt. Për herë të parë në histori, rendi ka dy policë në krye. Proda është një eksponent i krimit, mbiemër të dytë meriton Shullazi me të dhëna të implikimit të thellë.
Dhe nuk mjaftoi ky, po u mor një nga specialistët më të mëdhenj të gjobëvënies në rrugë, ish-famoz për policët rrugorë që gjobiste, u bë ministër.
A e kuptoni ju se çfarë degradimi të tmerrshëm, prandaj dhe Shqipëria në funksionimin e administratës renditet në 14 vendet me administratë më të papërshtatshme në planet.