Ish-deputeti i PD: Ja pse Edi Rama nuk duhet ta japë dorëheqjen

29 June 2026, 14:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-deputeti i PD: Ja pse Edi Rama nuk duhet ta japë dorëheqjen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka shpjeguar për Top News, pse është kundër kërkesës së protestuesve, që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.

Ai thotë se në protestë janë mbledhur nga fondamentalistët fetare, tek mbështetësit e Albin Kurtit, njerëzit e Sorosit, LGTBQ-të etj.

Madje sipas tij, në protesta kanë ardhur edhe paramilitarë nga vende të tjera.

Sipas tij, ata që shfaqen në protestë, janë pakica dhe nuk mund t’u imponohen dy milionë votuesve.

“Qëndrimin ndaj protestës e kam shprehur prej 1 muaji dhe jam plotësisht kundër, sepse aty është një konglomerat njerëzish me interesa të caktuara, që u nisën gjoja për Zvërnecin dhe kanë përfunduar me kërkesa të grupeve të caktuara fetare, neomarksiste, vullnetarëve të Vetëvendosjes nga Prishtina dhe nga Maqedonia e Veriut, hoxhollarët nga këto dy vende, Sorosistët apo LGBTQI+.

Janë mbledhur dhe kërkojnë të ndryshojnë sistemin politik, bile kanë ardhur edhe proletarë nga vende të tjera për të marrë pjesë. Këta janë pakica, shumica janë gati 2 mln që votojnë në Shqipëri dhe para 1 viti i dhanë 83 mandate Ramës. Sigurisht, aty ka edhe qytetarë naivë aty në protestë. Unë kam thënë se Rama i ka bërë shumë të këqija vendit dhe duhej të kishte ikur me kohë.

Por do t’i bëjë një dëm shumë më të madh nëse jepet ndaj presionit të këtyre grupeve, që nuk dihet kush janë, çfarë programi kanë. Protesta e ka lidershipin, por ka frikë të dalë. Janë gjithë karrigethyerit e PS: ministra, drejtorë doganash, tatimesh, të cilëve koha u theu karrigen dhe dolën të dështuar. Këta e organizojnë, bashkë me grupet që përmenda më lart, që kanë interesat e tyre.

Ata synojnë të marrin PS, të zgjedhin një kryeministër të ri dhe të vazhdojë historia e revolucionit. Rama është i domosdoshëm të vazhdojë për hir të integrimit në BE. Kemi një vit përpara për të mbyllur kapitujt dhe nëse këtë vit do ta shpenzojmë për qeverinë e 500 petritave dhe të nisim të merremi me mustaqet e Çelos, integrimi në BE merr fund një herë e mirë”, shprehet Spaho.

Deklaratat e Spahos kanë shkaktuar revoltë tek demokratët, të cilët e kanë sulmuar atë me komente të shumta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top News (@topnews_al)


Video