Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një urim sot për arsimtarët me rastin e 7 Marsit.
Ai ka derguar pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit.
Postimi:
“Me një kartolinë urimesh dërgova pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit. Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve për 7 Marsin, ditën e Arsimit Shqip, “Ditën e Mësuesit”!
Detyra e nxënësve është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë.

Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet. Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!” shkruan Meta.
Por ish-presidenti ka 'harruar' se nxënësit në Prekaz nuk do të mbajnë mësim për tre ditë. Në fshatin ku ishte edhe shkëndija e luftës për pavarësi me 5, 6 dhe 7, nxënësit nderojnë datën dhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por ajo që bie në sy është pse 50 libra dhe a janë përzgjedhur nxënësit që do kenë 'fatin e madh' të kenë në duart e tyre librin e dhururar nga Ilir Meta.
Habia është se në librat e dhuruar nga kreu i PL, Ilir Meta nuk shohim asnjë nga 50 librat që flet për familjen Jashari.