Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë ku për jashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me ofendimet që i drejtoi Gazment Bardhit.
Deputeti demokrat i përmendi Ramës oligarkët Samir Mane dhe Salillari dhe kjo gjë revoltoi kryeministrin duke shpërthyer ndaj Bardhit duke e quajtur "palaço cirku" apo "zagar".
Por, nënkryetarja e Kuvendit, vendosi të përjashtojë nga seanca vetëm Bardhin dhe jo Ramën, pavarësisht gjuhës së tij. PD kërkon të zbatohet rregullorja dhe të përjashtohet edhe kreu i qeverisë.
Dokumenti i kërkesës së PD-së është firmosur nga 7 deputetë të kësaj partie konkretisht: Alibeaj, Koreshi, Pampuri, Bano, Collaku, Mziu dhe Malltezi.