Një përplasje e fortë është regjistruar në seancën e sotme plenare mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së Gazment Bardhi.
Deputeti demokrat akuzoi se drejtuesit më të lartë të PS-së kanë angazhuar oligarkë dhe mafiozë për të intimiduar deputetët e opozitës që të votojnë Ardian Dvoranin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi përmendi dhe emra si Samir Mane dhe Salillari.
Bardhi: U ankuam për tentativën që të ktheni Gjykatën Kushtetuese në degën tuaj. Po ta përsëris, ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde, por drejtuesit më të lartë të PS jo vetëm që kanë kërkuar votë për Dvoranin. Kanë angazhuar oligarkë dhe mafiozë. Zamir Manen psh. Salillarin shoku jot. Ja po ta jap shembullin. Mos u nevrikos.
Rama: Më jep shembull ku person është influencuar nga filani.
Bardhi: Cilët janë mafiozë? I le oligarkët, po fokusohesh tek mafiozët. Jep llogari pse ke angazhuar oligarkët.
Rama: Palaço, ti je palaço cirku.
Në këtë momente ka patur një revoltim nga ana e kryeministrit Rama, duke i bërtitur Bardhit "je palaço cirku" apo "ik ore zagar", ndërsa deputeti demokrat e ka quajtur kryeministrin "legen".
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj e ka përjashtuar Gazment Bardhin nga seanca plenare.